Alexis Sanchez thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Interin dhe agjenti i tij është në bisedime me Manchester Unitedit për të gjetur një zgjidhje.
Reprezentuesi i Kilit thuhet se është entuziastë për transferimin te Interi, i cili do ta shohë atë më në fund të punojë me Antonio Conten pas disa thirrjeve ndër vite, dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke marrë një ulje të konsiderueshme të pagës për të ndihmuar lëvizjen të materializohet.
Tani agjenti i tij Fernando Felicevich do të fluturojë drejt Anglisë për negociata me Manchester Unitedin.
Scatto @Inter per @Alexis_Sanchez: intesa col giocatore e agente in Inghilterra per trovare l!accordo con il @ManUtd. Tutti i dettagli alle 23 su @SkySport @SkySportsNews #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 17, 2019
Një marrëveshje huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit, ka shumë të ngjarë të arrihet me një klauzolë që e bën atë të detyrueshme pas një numri të caktuar paraqitjesh, do të ishte e përshtatshme për të gjitha palët.
Ai gjithashtu do ta lejojë atë të ribashkohet me shokun e tij të mirë Romelu Lukaku, i cili u transferua para disa ditësh nga Unitedi.
🚨BREAKING: Alexis Sanchez and Inter Milan have come to an agreement over a transfer from Man Utd https://t.co/3teJNBppEC #MUFC pic.twitter.com/NW0Vka22UH
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) August 17, 2019
Ky do të ishte një rikthim në Serie A për 30-vjeçarin kilian, i cili luajt me Udinesen nga 2007 deri më 11, përpara se të transferohej në Barcelona, Arsenal dhe përfundimisht te Djajtë e Kuq.
Nerazzurrët zgjodhën Sanchezin pasi dështuan në transferimin e Edin Dzekos nga Roma, pasi boshnjaku vendosi të vazhdojë kontratën. /Telegrafi/
https://twitter.com/utdxtra/status/1162835027144642565