Interi është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me Alexis Sanchezin qysh në këtë afat kalimtar të janarit.
Nerazzurët nuk llogarisin më në kilianin dhe duan ta largojnë sa më parë që të jetë e mundur.
Sipas asaj që raporton The Sun, Sanchez mund të transferohet te Evertoni, në një ligë që ai tashmë e ka treguar vetën.
Në të kaluarën, sulmuesi ishte në formë fantastike te Arsenali, për të kaluar më pas te Manchester United – por me këta të fundit dështoi.
Më pas, ai kaloi te Interi, por as në Serie A nuk e gjeti vetën edhe pse kur ishte te Sampdoria, kishte shpërthyer.
Andaj, Evertoni ka shansin që ta transferojë Sanchezin, pasi pritet që të humbet Richarlisonin dhe Dominic Calvert-Lewin, që kërkon nga klubet e mëdha. /Telegrafi/