Alexis Sanchez i ka hipur një avioni privat me kiliani që di t’i nënshtrohet testeve mjekësore në terrenin e trajnimit të Manchester Unitedit në Carrington gjatë të dielës.
Sanchez do të arrijë në Manchester të dielën në mbrëmje për të përfunduar marrëveshjen e tij transferimit nga Arsenali, me menaxherin e Unitedit, Jose Mourinho që deklaroi: ‘Unë mendoj se do të jemi të suksesshëm me të’.
Sulmuesi 29-vjeçar është larguar nga Arsenalit përpara testeve të tij mjekësore dhe ka postuar në Instagramin e tij një video duke hyrë në një aeroplanin privat para nisjes drejt Manchesterit.
Sanchez tregoi veten duke ecur nëpër pista drejt aeroplanit të vogël privat në mes të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme (e diel).
Henrikh Mkhitaryan i Unitedit ka rënë dakord me kushtet personale për të shkuar në Arsenal në drejtim të kundërt, por oferta prej 44 milionë funtesh apo 50 milionë eurosh për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang është refuzuar kështu që ata do të përpiqen përsëri.
Megjithatë, Mourinho, duke folur pas fitores 1-0 të Unitedit në Burnley, dukej sikur ai e dinte se ai më në fund do të marrë njeriun të cilin aq shumë e donte, Sanchezin.
Sulmuesi kilian pritet të fitojë rreth 510 mijë euro në javë në një kontratë prej katër vitesh e gjysmë në Old Trafford, pasi Unitedi ‘theu’ bankën për të mposhtur konkurrencën nga Manchester City dhe Chelsea.
Sipas mediave angleze, gjatë mbrëmjes pritet të bëhet gjithçka zyrtare rreth transferimit të Sanchezit te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/