Telegrafi

Sanchez në Paris, do të takohet me zyrtarët e PSG-së (Foto)

Alexis Sanchez raportohet se do të largohet prej skuadrës së Arsenalit. 

Sulmuesi kilian thuhet se është pranë Juventusit, por së fundi zërat e dërgojnë edhe te Paris Saint-Germain.

Madje, Sanchez sot është parë në kryeqytetin francez Paris ndërsa mediat thonë se lojtari ka pasur një takim edhe me zyrtarët e PSG-së.

Futbollisti kujtojmë se ka vetëm edhe një vit kontratë me “Topçinjtë” dhe se dëshiron të luajë për ndonjë klub që paraqitet në Ligën e Kampionëve.

PSG gjithashtu pritet ta transferojë edhe sulmuesin brazilian të Barcelonës, Neymar. /Telegrafi/