Telegrafi

Sanchez në gjykatë për ikje taksash, rrezikon burgun ose gjobë me të holla

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka pranuar në gjykatë mashtrimin e bërë nga ai ndaj taksave sa ishte pjesë e Barcelonë, por ka thënë se e ka korrigjuar këtë gabim dhe ka paguar të gjitha taksat e fshehura.

Sipas gazetës angleze The Sun, Sanchez iu ka shmangur taksave gjatë viteve 2012-2013 sa ishte pjesë e gjigantit spanjoll, Barcelona, dhe këtë e ka bërë për një shifër me vlerë afër një milionë euro.

Ishte vet sulmuesi kiliani, i cili pranoi këtë shkelje me një video gjatë ditës së sotme në gjykatë, ku vazhdoi duke treguar që a i ka paguar të gjitha taksat të cilave u është shmangur, që ishin saktësisht 983.443 euro, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu E rrallë! Trajneri kilian voton vetëm një futbollist për çmimin 'Lojtari i Vitit'! (Foto)

Megjithatë, prokuroria spanjolle pritet që mos ta dënoj me burg, pasi që futbollisti ka përmirësuar shkeljen e tij, duke paguar të gjitha taksat e fshehura.

Ndryshe, Sanchez është njëri nga pesë futbollistët apo ish-futbollistët e Barcelonës që ndiqen për ike taksash, pasi më parë ishin edhe Lionel Messi, Javier Mascherano, Samuel Eto’o e Adriano. /Telegrafi/