Telegrafi

Sanchez largohet nga stërvitjet e Kilit, afër largimit nga Arsenali – detajet e fundit

Alexis Sanchez është gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenali.

Superylli kilian është subjekt i një oferte konkrete nga Manchester City.

Sky Sports konfirmon se ka arritur një ofertë konkrete në drejtim të Arsenalit ku është ofruar një shumë e madhe të hollash.

Pos parave, është ofruar edhe Raheem Sterling, por për momentin ai nuk po kënaq apetitet e Arsenalit.

Topçinjtë sipas Sky Sports kërkojnë Agueron plus një shumë të konsiderueshme të hollash për kilianin.

Po ashtu, Sky Sports mëson nga burime të sigurta se Sanchez është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Arsenali potencon se ai është i lumtur me skuadrën edhe pse ka më pak se një vit në kontratën e tij.

Nga ana tjetër, TV13 në Kili raporton se Sanchez ka kërkuar të largohet nga kampi stërvitor i Kilit për “të kryer punë personale biznesore”.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë me Alexis Sanchezin, por duket se ai i ka rrugët të ndara me Arsenalin. /Telegrafi/