Telegrafi

Sanchez i ka thënë Arsenalit se dëshiron të bashkohet me Manchester Cityn

Alexis Sanchez i ka thënë Arsenalit që dëshiron të largohet dhe ta vazhdojë karrierën  te Manchester City.

Pep Guardiola është i interesuar që të nënshkruajë me 28-vjeçarin dhe mbetet një prej prioriteteve kryesore.

City janë të gatshëm të paguajnë 47 milionë funte.

Arsene Wenger kishte thënë kohë më parë se nuk do ta lejojë Sanchezin të bashkohet me asnjë klub në Ligën Premier.

Wenger nuk dëshiron ta lëshojë Sanchezin

Mirëpo është vet Sanchez, që u ka thënë klubit se dëshiron të largohet dhe të bashkohet me Guardiolan te Cityn.

“Të mos luash në Ligën e Kampionëve është një gjë e madhe për Alexisin, pasi ai është i motivuar që ta fitojë atë”.

“Alexis këtë u ka thënë shokëve të skuadrës në Rusi dhe e ka biseduar edhe me familjen”.

“Më e mira për të është ta ndahet me Arsenalin dhe të bashkohet me City”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin për mediat angleze. /Telegrafi /