Site icon Telegrafi

Alexis dëshiron të shkojë te Chelsea

Alexis Sanchez ia ka bërë të qartë Arsenalit se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, mirëpo as Manchester City e as Bayern Munichu nuk janë destinacionet e tij të preferuara.

Dy gjigantët e futbollit evropian janë duke u përpjekur që t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit kilian, mirëpo ai dëshiron të mbetet në Londër.

Lexo po ashtu Bayern ofertë të parefuzushme për Sanchezin

Sipas The Independent, Sanchezit i pëlqen jeta në kryeqytetin britanik dhe nuk dëshiron të ndërrojë vendbanim.

Kjo nënkupton se kampioni Ligës Premier, Chelsea, është klubi ku ai dëshiron ta vazhdojë karrierën.

Sidoqoftë, Arsenali do të bëjë gjithçka që ta bllokojë shkuarjen e 28-vjeçarit te një klub rival.

Alexis ka kontratë me Topçinjtë edhe për një sezon, ashtu që klubi që e pronëson ose duhet ta pranojë ndonjë nga ofertat ose ta humbë lojtarin në parametrat zero në verën e vitit 2018 (nëse ai refuzon ta vazhdojë kontratën). /Telegrafi/

Exit mobile version