Telegrafi

Sanchez me gol të ‘çmendur’ kalon Arsenalin në epërsi ndaj Kolnit (Video)

Arsenali ka gjetur edhe golin e dytë dhe të epërsisë në ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës ndaj Kolnit.

Është sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, i cili ka shënuar një gol të çmendur.

Sanchez ka shënuar në minutën e 67 pas një solo aksioni.

Goli i parë u shënua nga Sead Kolasinac. /Telegrafi/