Telegrafi

Sanchez gjendet në Paris, po diskuton marrëveshjen me PSG-në

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po rrit ofertën e tyre për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe mendon se marrëveshja do arrihet deri në fund të afatit kalimtar veror.

Ka një besim të madh në Londër se Alexis Sanchez do të përfundoj kontratën e tij në Arsenal para se të largohet nga Topçinjtë.

Lexo po ashtu Arsenali i ofron super-pagë Sanchezit për të qëndruar

Megjithatë, mediumi gjerman RTL thotë se Sanchez është në Paris dhe në bisedime me PSG-në për një kalim të tij në verë.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Nëse e dua Sanchezin, flas direkt me Wengerin

“Alexis Sanchez do të kalojë natën në Paris. Ai shoqërohet nga një mik dhe agjenti i tij për të negociuar me PSG”.

“Negociatat janë duke u zhvilluar”, njoftoi dje gazetari Bertrand Latour.

Alexis ndoqi nga afër fitoren e Arsenalit ndaj Leicester Cityt të premten, megjithëse nuk luajti për shkak të lëndimit. /Telegrafi/