Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po rrit ofertën e tyre për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe mendon se marrëveshja do arrihet deri në fund të afatit kalimtar veror.
Ka një besim të madh në Londër se Alexis Sanchez do të përfundoj kontratën e tij në Arsenal para se të largohet nga Topçinjtë.
Megjithatë, mediumi gjerman RTL thotë se Sanchez është në Paris dhe në bisedime me PSG-në për një kalim të tij në verë.
“Alexis Sanchez do të kalojë natën në Paris. Ai shoqërohet nga një mik dhe agjenti i tij për të negociuar me PSG”.
“Negociatat janë duke u zhvilluar”, njoftoi dje gazetari Bertrand Latour.
Alexis ndoqi nga afër fitoren e Arsenalit ndaj Leicester Cityt të premten, megjithëse nuk luajti për shkak të lëndimit. /Telegrafi/