Telegrafi

Sanchez i gatshëm t’i thotë “PO” Juventusit

Sipas mediave italiane, sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është i gatshëm për t’i thënë PO Juventusit.

Kiliani duket se ka vendosur të largohet nga “Emiratës”. Ish-futbollisti i Barcelonës, është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, por siç shkruajnë mediat italiane, lojtari preferon transferimin tek kampionët e Italisë.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Alexis sanchez është i gatshëm t’i thotë po Juventusit. Ai ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë lamtumirën klubit anglez, por mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja me Juven”, shkruajnë mediat italiane.