Site icon Telegrafi

“Sanchez është ideal për numrin shtatë te Unitedi”

Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Bryan Robson, mendon se sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez do të jetë njeriu i përsosur për të mbajtur numrin vakant shtatë në fanellën e Djajve të Kuq.

Numri i famshëm, ai shtatë në skuadrën nga Old Trafford është aktualisht e mundshëm për tu marr që pak largimit të anësorit holandez, Memphis Depay.

Legjenda të klubit, të tilla si Robson, George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo kanë mbajtur atë fanellë ndër vite.

Lexo po ashtu Ronaldo zbulon personin që e shtyu të vesh fanellën me numër 7 te Unitedi

Sanchez aktualisht vesh po numrin shtatë në Arsenal dhe po përballet me pyetje serioze në lidhje me të ardhmen e tij në Emirates Stadium pas hyrjes në 18 muajt e fundit të kontratës së tij.

Robson beson se kiliani do të kaloj në skuadrën e Jose Mourinhos, me profilin e tij të qepur posaçërisht për një rol të rëndësishëm në një fanellë që mbart domethënie shtesë.

“Unë e di se Sanchez duket të jetë pak i pazgjidhur rreth së ardhmes në Arsenal. Ai vesh numrin shtatë në Arsenal”, ka thënë Robson për Sport Witness.

Lexo po ashtu “Derby della Madonnina” për Sanchezin

“Nuk do mend për të parë Sanchezin duke ardhur dhe të vesh numrin shtatë për Manchester United”, përfundoi legjenda angleze.

Alexis ka shënuar plot 22 herë në 40 paraqitje për Arsenalin deri më tani këtë sezon, ndërsa te United vetëm Zlatan Ibrahimovic mund të pretendojë se ka në bërë më mirë.

Megjithatë, Djajtë do të kënë shumë konkurrencë për të siguruar shërbimet e tij, pasi të interesuar janë edhe Manchester City, Chelsea, Inter, Milan, Juventus dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version