Telegrafi

Sanchez drejt largimit, Interi rikthehet te pista e Marcus Thuram

Alexis Sanchez prite të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kilian është në bisedime me Barcelonën për një huazim gjatë janarit, derisa Interi tanimë ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e tij.

Neroazzurët kanë rikthyer sytë tek një objektiv i vjetër, ai i sulmuesit francez të Borussia Moenchegladbach, Marcus Thuram.

24-vjeçari ishte shumë afër Interit edhe në verë, por një lëndim i rëndë bëri që transferimi i tij të dështoj në Serie A.

Thuram është rikthyer nga lëndimi dhe Football Italia ka raportuar se Inter po mendon transferimin e tij në janar.

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola ka pasur kontakte me drejtuesit e Interit dhe pritet që në janar palët të diskutojnë edhe njëherë për transferimin e tij.

Kontrata e Thuram me Borussian skadon në verën e vitit 2023, derisa ai mund të largohet nga klubi gjerman nëse vije një ofertë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/