Manchester United ka njoftuar se Alexis Sanchez dhe Chris Smalling do të kthehen nga Interi dhe Roma sapo të përfundojë sezoni i Serie A.
Sulmuesi Sanchez dhe mbrojtësi Smalling do të mbeten në kampionatin elitar italian deri në mbyllje të sezonit aktual.
“Dyshja e Manchester Unitedit, Chris Smalling dhe Alexis Sanchez do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në Itali, pasi u mor vendimi për të zgjatur kontratat e huazimit të tyre me Romën dhe Interit”.
The latest on @Alexis_Sanchez and @ChrisSmalling 👇#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 1, 2020
“Smalling do të qëndrojë në Stadio Olimpico për pjesën tjetër të sezonit të Serie A, i cili aktualisht është planifikuar të zgjasë deri në fillim të gushtit, për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19”.
“Marrëveshja e Alexis në Inter Milan gjithashtu është zgjatur deri në fund të javës së parë të muajit të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Unitedit në faqen zyrtare.
Kjo do të thotë që Interi dhe Roma do të jenë në gjendje të besojnë në dyshen e tyre për 10 ndeshjet e mbetura në Serie A. /Telegrafi/