Talenti i madh portugez, Renato Sanches do të jetë lojtari më i ri që do të marrë pjesë në finalen e Euro 2016.
Portugalia do të përballet me Francën në ndeshjen finale që do të zhvillohet në kryeqytetin francez Paris.
Mesfushori i Bayernit, Sanches është lojtari më i ri i grumbulluar nga të dyja skuadrat me vetëm 18 vite dhe pritet të startojë në finale.
Ndërkohë portugezët kanë në radhët e veta edhe lojtarin më të vjetër në finale.
Fjala është për Ricardo Carvalhon që ka 38 vite dhe lë pas shokët e tij të skuadrës si Bruno Alves me 34 vite dhe Pepe me 33 sosh.
Te Franca më i vjetri është mbrojtësi i majtë i Juventusit, Patrice Evra me 35 vite. /Telegrafi/