Renato Sanches nuk do të mund të realizojë kalimin e tij te Barcelona.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, lojtari nuk do t’i bashkohet skuadrës katalunase për shkak të një lëndimi.
Anëtari i Lille pati paraqitje të mira në edicionin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e tij që ta fitonte titullin e Ligue 1.
Forma e tij e mirë vazhdoi edhe në Euro 2020, duke marrë interesimin e shumë skuadrave të tjera evropiane.
Por, lojtari ishte tejet i entuziazmuar me interesimin e Barcelonës dhe ishte i gatshëm që të kalonte në Camp Nou.
Mirëpo, lëndimi i pësuar do ta detyrojë atë të futet në një operacion në muajin shtator.
Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i tij dhe tani do të tentojë një shënjestër tjetër, për ta stabilizuar mesfushën e tyre. /Telegrafi/