Njëri nga talentet më të mëdhenj në Euro 2016, padyshim që është edhe portugezi Renato Sanchez.
Djaloshi i talentuar u shpall si lojtar i ndeshjes në sfidën ndaj Kroacisë ku portugezët triumfuan 1:0 pas lojës shtesë.
Por për takimin në çerekfinale ndaj Polonisë, Sanches ka deklaruar se i respektojnë kundërshtarët dhe beson se do të kalojnë në gjysmëfinale.
“Kemi besim dhe jemi të përqendruar. Kemi respekt për të gjithë, por edhe të tjerët duhet të na respektojnë”.
18-vjeçari i cili u transferua te Bayerni ka luajtur tri ndeshje në këtë kampionat evropian. /Telegrafi/