Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjen San Marino – Shqipëri.
Ndeshjet e grupit të Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit duket se do t’i bëjnë punë UEFA-s që të testojë shumë gjyqtarë të rinj të cilët mendon se mund të bëhen protagonistë në arenën ndërkombëtare.
Prania e skuadrave të Andorrës dhe San Marinos në një grup ka bërë që shum ndeshje të jenë perfekte për gjyqtarët e rinj që të shohin veten në arenën ndërkombëtare.
Kësisoj edhe në sfidën San Marino-Shqipëri, është caktuar një gjyqtar i cili ka pak eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
UEFA ka vendosur norvegjezin Kai Erik Steen për të drejtuar këtë sfidë, ndëshja e tij e parë e një kualifikueseje europiane, edhe pse mban stemën e FIFA-s që nga viti 2017.