Telegrafi

San Antonio triumfon në derbi ndaj Clippers, Lakers të pamëshirshëm për kundërshtarët

San Antonio Spurs ka fituar derbin e mbrëmjes në NBA, derisa ka mposhtur Los Angeles Clippersin me 10 pikë diferencë.

Pas 48 minutave lojë në AT&T Center, Spurs kanë fituar me rezultat 107:97.

LaMarcus Aldridge dhe White me nga 17 pikë ishin më efikasit tek Spurs, ndërsa me 15 të tjera kontribuoi DeMare de Rozan.

Kawhi Leonard në anën tjetër ishte basketbollisti më efikasi me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

E rivali lokal i Clippers, Los Angeles Lakers kanë vazhduar dominimin në NBA.

Të udhëhequr nga LeBron James e Anthony Davis, Lakers kanë marrë fitoren e 17-të në NBA duke mposhtur para tifozëve të vet Washington Wizards me 22 pikë epërsi 125:103.

Anthony Davis ishte më efikasi në këtë takim me 26 pikë 13 kërcime e dy asistime, ndërsa LeBron James shtoi 23 pikë të tjera e 11 asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit – Charlotte 107:110

Orlando – Toronto 83:90

Cleveland – Milwaukee 110:119

New York – Philadelphia 95:101

Indiana – Atlanta 105:104

Memphis – Utah 94:103

Miami – Golden State 122:105

Oklahoma – New Orleans Pelican 109:104

San Antonio Spurs – LA Clippers 107:97

Phoenix Suns – Dallas 113:120

Portland – Chicago 107:103

LA Lakers – Washington 125:103