Site icon Telegrafi

San Antonio do të jetë skuadra surprizë e sezonit

Skuadra e San Antonio Spurs nuk ka ndryshuar shumë fizionomi këtë sezon dhe trajneri i mirënjohur Gregg Popovich do të ketë pothuajse të njëjtin grup në dispozicion edhe sezonin e ri 2017-2018.

Një ekip me shumë lojtarë veteranë e mjaft të rinj që do të kërkojnë të ndërthuren mirë mes tyre, në ndërtimin e një skuadre elitare në Konferencën e Lindjes.

“Kam një grup të mirë, me mentalitet fituesi. Kjo është një lojë kolektive dhe unë besoj te skuadra që kam në dispozicion, duke qenë gjithnjë pretendent për titull në NBA”, u shpreh trajneri Popovich.

Specialistët mendojnë se Golden State, Oklahoma e Houston do të jenë tri ekipet pretendente në Konferencën e Lindjes, ndërsa Spurs nuk mendohet se do të bëjë mrekulli.

“Ne kemi nisur nga puna dhe mendoj se do të jemi ekipi surprizë i këtij sezoni. Në Perëndim shumë skuadra janë përforcuar, ndërkohë që kemi një strategji që nuk vlen vetëm për një sezon”.

“Unë jam i sigurt se do të jemi mes skuadrave pretendente për titull”, u shpreh Gregg Popovich, që do të nisë një tjetër aventurë në NBA në drejtimin e skuadrës së Spurs. /telesport/

Exit mobile version