Telegrafi

San Antonio Spurs i rikthehet humbjeve, fitojnë New Orleans Pelicans

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

San Antonio Spurs ka vazhduar të ketë luhatje në perfomancë duke regjistruar humbjen e tetë kampionale.

“Mamuzat” nuk kanë arritur të triumfojnë kundër New Orleans Pelicans duke humbur me rezultat 140-126.

Vetëm periudha e parë i takoi skuadrës së drejtuar prej Greg Popovich gjersa tre të tjerat i takuan “pelikanëve”.

Basketbollisti më efikas te New Orleans, Anthony Davis që regjistroi 29 pikë dhe E’Twaun Moore shtoi 24 sosh. Julius Rande regjistroi “trouble-double” në saje të 21 pikëve, dhjetë asistime dhe 14 kërcimesh.

Te bardhezinjtë lojtari më efikas ishte DeMar DeRozan me 21 pikë gjersa një pak i realizoi Bryn Forbes.

Pas kësaj, San Antonio ka bilanc prej tetë fitoreve dhe po aq humbjeve ndërsa Pelicans deri më tani kanë dhjetë triumfe dhe shtatë pësime.

Spursat do të takohen në ndeshjen e radhës me Memphis Grizzlies gjersa New Orleans do të luajnë kundër Philadelphia 76ers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 117-112 Boston

Detroit 113-102 Cleveland

Indiana 121-94 Utah

Philadelphia 119-114 Phoenix

Atlanta 1191-27 L.A. Clippers

Memphis 98-88 Dallas

Millwaukee 104-98 Denver

Sacramento 117-113 Oklahoma