Telegrafi

San Antonio Spurs ndal kampionin Golden State Warriors

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka pësuar edhe një humbje në prag të ‘paly-off’ të NBA-s, ku do të përpiqet ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

‘Luftëtarët’ pësuan humbje kundër skuadrës teksasiane të San Antonio Spurs me rezultat 111:105.

Çereku i dytë dhe katërt ishte vendimtar për ‘mamuzat’, ku treguan cilësitë e tyre dhe i shkaktuan humbje kampionit.

Basketbollisti më efikas te bardhezinjtë ishin DeMar Derozan, i cili regjistroi 26 pikë ndërsa LaMarcus Aldrige regjistroi ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Te Warriors më i miri ishte Stephen Curry me 25 pikë ndërsa një më pak e shtoi Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State zë pozitën e parë të Konferencës Perëndimore gjersa San Antonio është në vendin e gjashtë të renditjes tabelore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 126:119 Detroit

Washington 95:116 Utah

Boston 105:114 Denver

Toronto 128:92 New York

Oklahoma City 107:116 Miami

Dallas 125:129 New Orleans

Phoenix 101:116 Chicago

Portland 106:98 Indiana