San Antonio Spurs e ka eleminuar Houston Rockets me një fitoer spektakolare të realizuar në Toyota Center me rezultat 114-75.
Spurs në këtë takim nuk patën shërbimet e Kawhi Leonard dhe Tony Parker, të cilët janë të lënduar.
Por, kjo nuk ishte problem që lojtarët tjerë të shfaqen dhe të sigurojnë fitoren perfekte me në krye mjeshtrin Popovich.
Ishte Aldridge ai që realizoi double-double spektakolar prej 34 pikë e 12 kërcimesh, teksa 18 pikë shtoi Jonthan Simmons.
Gjashtë lojtarë të Spurs regjistruan pikë dyshifrore, teksa natë katastrofike kishin yjet e Houstonit.
Harden realizoi vetëm 10 pikë me 2 nga 11 tentime të qëlluara, teksa Anderson mbeti pa pikë. Më i miri ishte Trevor Ariza me 20 pikë të reailzuara.
San Antonio me fitoren e madhe siguroi kualifikimin në finale të playoffit në konferencën perëndimore ku të dielën zhvillohet dueli i parë në Oakland ndaj Golden State Warriors.
/Telegrafi/