Site icon Telegrafi

San Antonio pa lojtarët kryesorë gjunjëzon Clevelandin, LeBron James bëhet lojtari i shtatë me 30 mijë pikë në NBA (VIdeo)

San Antonio Spurs ka treguar kur vjen puna për të shfaqur paraqitje serioze këtë e bën edhe me mungesën e lojtarëve kryesorë. Clevelandi ishte viktimë e Spursave në AT&T Center në sfidën që përfundoi me rezultat 114-102.

San Antonio ishte në nivel të lartë në këtë takim, sidomos në çerekun e dytë, ku u krijua diferenca edhe epërsia.

Te Spurs i pandalshëm ishte LaMarcus Aldridge me 30 pikë e tetë kërcime, i ndihmuar nga organizatori i ri i cili startoi, Dejounet Murray me 19 pikë, 10 kërcime dhe 7 topa të vjedhur.

LeBron James arriti 28 pikë e 9 kërcime, i ndihmuar nga Kevin Love me 10 pikë e 11 kërcinme dhe Isaiah Thomas me 14 pikë.

LeBron James me shtatë pikët e para të realizuara në këtë takim theu edhe rekordin prej 30 mijë pikëve të realizuara.

Janë vetëm shtatë lojtarë që kanë realizuar 30 mijë pikë në karrierën e tyre dhe LeBron mbrëmë është bërë një prej tyre, arritje për të cilën ai uroi veten para ndeshjes.

San Antonio me këtë fitore tregon se është në gjendje të mposhtë secilin ekip pavarësisht mungesave si Gasol, Leonard e Ginobili.

/Telegrafi/

Exit mobile version