San Antonio Spurs ka trumfuar ndaj Bostonit me rezultat 109-103 në udhëtim, duke mbetur pa humbje këtë sezon në transfertë.
Ndeshja u karakterizua me lojë të fortë nga fillimi i takimit, ku Celtics arritën edhe një epërsi prej 10 pikësh.
Megjithatë, kjo epërsi u zogëlua në vetëm dy pikë në fund të pjesës së parë falë një loje të koncentruar në mbrojtje nga Spurs.
Në pjesën e dytë gjithçka ishte e ngushtë deri në çerekun e katërt, kur në minutat e fundit Leonard dhe Mills u treguan vendimtarë me treshet e tyre.
Më i miri ishte Leonard me double-double fantastik prej 25 pikësh 10 kërcimesh dhe katër asistime e dy bllokada, pasuar nga Patty Mills me 19 pikë, David Lee me 15 pikë e 12 kërcime dhe Davis Bertans me 15 pikë e dy kërcime.
Te Bostoni u dallua Avery Bradley me 19 pikë e tetë kërcime dhe Isaiah Thomas me 24 pikë e tetë asistime.
Me këtë fitore San Antonio forcon pozitën e tertë në tabelë me 13 fitore dhe vetëm tri humbje, pa asnjë humbje në udhëtim.
Bostoni kështu zotëron pozitën e gjashtë me 9 fitore dhe shtatë humbje. /Telegrafi/