Telegrafi

San Antonio merr kreun në Konferencën e Perëndimit (Video)

San Antonio përfiton nga momenti jo i mirë i Golden State dhe i merr kreun e klasifikimit në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Skuadra teksane mposhti në ndeshjen e saj të radhës, Atlanta Hawks në AT&T Center me rezultatin 107-99. Si gjithmonë për të besuarit e Gregg Popovich ishte Leonard me 31 pikë të shënuara.

Utah Jazz konfirmohet si forca e katërt e Konferencës së Perëndimit. Këtë radhë skuadra e Utah mposhti Los Angeles Clippers me rezultatin 114-98.

Chris Paul shënoi 33 pikë për skuadrën e Clippers, por këto statistika nuk iu mjaftuan kalifornianëve që në fund u detyruan të dorëzohen përballë Utah Jazz, transmeton Top Channel/

Në ndeshjet e tjera të NBA, Memphis fitoi me Milwaukeee 113-93, Denver mposhti LA Lakers 129-101, ndërsa Charlotte u mund nga Chicago me rezultatin 115-109.