Telegrafi

San Antonio fiton pas vazhdimeve, Ginobili hero (Video)

San Antonio Spurs ka arritur që të triumfojë pas vazhdimeve me rezultat 110-107 ndaj Houston Rockets për të marrë epërsinë në serinë gjysmëfinale me rezultat 110-107.

Në AT&T Center u zhvillua dramë e madhe, ku në fund të takimit ishte Leonard ai që u lëndua dhe u largua nga takimi me 22 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime.

Në vazhdime lojën në dorë e morën Danny Green dhe Manu Ginobili të cilët shfaqën performancë maestrale.

Green shënoi 7 nga 16 pikët e tij në vazhdime dhe ishte fundamental bashkë me Ginobilin, i cili në aksionin e fundit ndali gjuajtjen e James Harden duke ia bërë një bllokadë monstruoze.

Ginobili mbylli takimin me 12 pikë, kurse James Harden shënoi 33 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe humbi 9 topa.

Tash San Antonio ka epërsi 3-2 në serinë gjysmëfinale të Perëndimit dhe ndeshja e gjashtë zhvendoset në Houston, aty ku me një fitore Spurs mund të mbyllë llogarinë dhe të shkojë në finale, por nëse Houstoni barazon serinë duke fituar, atëherë do të zhvillohet ndeshja e shtatë në San Antonio.

Problemi kryesor për Spurs mbeten lëndimet, ku pas Tony Parker, tash mbetet në dyshim të madh Leonard, i cili u largua nga loja pas një dëmtimi në këmbën e majtë dhe i cili është bartës i lojës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lEgucjMrHKk