Telegrafi

San Antonio fiton në Denver, Golden State pa probleme dy befasi të mëdha në Lindje

San Antonio Spurs ashtu siç është pritur edhe pse nga vendi i shtatë dhe si mysafir, ka triumfuar ndaj Denver Nuggets me rezultat 101-96 duke treguar traditën e madhe të pjesëmarrjes në playoff.

San Antonio pati lojë të mirë ekipore ku shkëlqeu DeMar DeRozan me 18 pikë, 12 kërcime e 6 asistime, i ndihuar nga LaMarcus Aldridge me 15 pikë e 8 kërcime. Kështu San Antonio ka epërsinë pas ndeshjes së parë në Denver.

Golden State Warriors po ashtu triumfoi në shtëpi ndaj Los Angeles Clippers në një ndeshje mjaft intensive me rezultat 121-104.

I pandalshëm ishte Stephen Curry me 38 pikë e 15 kërcime të realizuara, kurse Kevin Durant shtoi 23 pikë në këtë taki.

Në Lindje pati befasi të mëdha ku në shtëpi dy skuadrat favorite, Philadelphia dhe Toronto u mposhtën nga Brooklyn respektivisht Orlando.

Philadelphia nuk ishte në element dhe pësoi humbje me rezultat 111-102 prapa një performance të madhe të D’Angelo Russell i cili realizoi 26 pikë, kurse Philan se ndihmuan as 36 pikët e Jimmy Butler.

Të dielën zhvillohen ndeshje tjera interesante të playoffit, ku Bucks presin Detroitin dhe Houstoni pret Utah Jazz. /Telegrafi/