Site icon Telegrafi

San Antonio fiton bindshëm në rikthimin e Leonardit si lojtar i Torontos

San Antonio Spurs ka arritur që të triumfojë bindshëm me rezultat 125-107 ndaj Toronto Raptors në AT&T Center në rikthiin e Kawhi Leonard dhe Danny Green.

Dy ish lojtarët e San Antonios për herë të parë performuan para dikur tifozëve të tyre, e të dy morën pritje të ndryshme.

Danny Green u prit me ovacione dhe me duatrokitje, por jo edhe Leonard i cili u vërshëllye gjatë gjithë takimit nga një pjesë e tifozëvve. Madje, ish MVP i finaleve të titullit të vitit 2014 u quajt edhe “tradhtar”.

Loja e Spurs ishte e furishme, udhëhequr nga DeMar DeRozan i cili bashkë me Aldridge ishin të pandalshëm duke krijuar një epërsi të thellë qysh në fraksionin e parë të takimit.

DeRozan mbylli ndeshjen me triple-doublen e parë në karrierë, me 21 pikë, 14 kërcime e 11 assitime, i pasuar nga LaMarcus Aldridge me 23 pikë dhe Bryn Forbes me 20 pikë.

Leonard shënoi 21 pikë që nuk mjaftuan për ekipin e tij, ndërsa Danny Green nuk shënoi asnjë pikë të vetme.

Në anën tjetër Denver Nuggets triumfuan në udhëtim ndaj Sacramento Kings, ku shkëlqeu Jamal Murray me 17 nga 36 pikë të realizuar në çerekun e katërt.

Denver Nuggets kryeson Konferencën e Perëndimit me 25 fitore, ndjekur nga Oklahoma në vendin e dytë, Golden State në vendin e tretë dhe Houstoni në vendin e katërt.

San Antonio Spurs gjendet në vendin e shtatë, kurse Lakers në vendin e tetë dhe tetë skuadrat e para i ndajnë dy ndeshje dallim gjë që e bën këtë sezon më të ngushtin në dekadën e fundit në NBA. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kY6bD9kskwY

Exit mobile version