Samuel Umtiti pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej ligës elitare spanjolle.
E përditshmja sportive katalunase “Sport” shkruan sot se Barcelona tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e mbrojtësit qendror Samuel Umtitit.
Lojtari ende ka kontratë me klubin spanjoll, por ka një klauzolë lirimi shumë të arritshme për “Djajtë e Kuq”.
Nuk është e qartë nëse do të pajtohet me një kontratë të re me kushte më të mira dhe një klauzolë më të lartë apo do të shitet gjatë verës.
Futbollisti ka një klauzolë lirimi prej vetëm 59 milionë eurove dhe është mundësi shumë e vërtetë që mund t’i bashkohet Jose Mourinhos.
Barca po fillon të përgatitet për jetën pas Umtitit, ku po vëzhgon për së afërmi Matthijs De Ligt dhe Dayot Upamecano.
Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani është paraqitur në 46 raste për spanjollët dhe ka realizuar një gol. /Telegrafi/