Telegrafi

Samuel Umtiti nuk pranon t’i trefishohet klauzola e largimit pa iu rrit edhe paga vjetore

Manchester United po inkurajohet që të ndjek hap pas hapi mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtitin.

El Mundo Deportivo thotë se francezi ka refuzuar përpjekjet më të fundit të Barçës për të ngritur klauzolën e blerjes, e cila tani kap shifrat e 60 milionë eurove.

Pika kryesore është se ndërsa Barca dëshiron të trefishojë klauzolën në 180 milionë euro, lojtari nuk po pranon pa iu ngritur edhe paga vjetore.

Samuel Umtiti (Getty Images)

Në të kundërtën, United tashmë e ka informuar agjentin dhe vëllanë e Umtitit se janë të gatshëm të përmbushin kërkesat mbrojtësit dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit.

Nga ana e tyre, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar Umtiti se duhet të provojë veten në afatin kalimtar të verës.

Nëse francezi refuzon të pranojë kërkesat e klubit, atëherë Bartomeu është i përgatitur ta humbas futbollistin.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka pasur 48 paraqitje për katalunasit dhe ka shënuar vetëm dy gola. /Telegrafi/