Site icon Telegrafi

Samsung thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të klonojnë zërin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve

Klonet e zërit të AI-s tashmë janë duke u vendosur në podkaste dhe video lojëra, por sa kohë mund të shfrytëzohen nga publiku i gjerë?

Ndoshta më shpejt se sa mendoni, pasi Samsung njoftoi një veçori për asistentin e tij celular Bixby që lejon përdoruesit të klonojnë zërin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve telefonike, transmeton Telegrafi.

Ideja është që nëse dikush ju telefonon, por ju nuk mund të përgjigjeni me zë të lartë, mund të shkruani një përgjigje dhe do të lexohet në një zëvendësim të zërit tuaj.

Kjo veçori aktualisht është e disponueshme vetëm në gjuhën koreane si aplikacioni Bixby Custom Voice Creator për një numër të vogël celularësh Samsung (Galaxy S23, S23+ dhe S23 Ultra i ri).

Cilësia e zërit mund të jetë ndoshta jo aq kualitative dhe koha e përgjigjes shumë e ngadaltë për të qenë e dobishme.

Por klonimi i zërave për t’iu përgjigjur thirrjeve është brenda fushës së teknologjisë aktuale, me mjetet e AI-s në gjendje të krijojnë kopje reale të zërave nga vetëm disa minuta audio. /Telegrafi/

Exit mobile version