Telegrafi

Samsung Galaxy S10 me kuletë për kriptovaluta (Foto)

Trendit të monedhave virtuale, Samsung do t’i qaset në një formë shumë më serioze.

Ben Geskin ka siguruar disa imazhe dhe dokumente të rrjedhura për Samsung Galaxy S10, në të cilat shihet edhe aplikacioni ‘Blockchain KeyStore’ që i mundëson shfrytëzuesve t’i trasferojnë kriptovalutat dhe t’i deponojnë në një kuletë.

Ky format, është vendosur në pjesën e menysë që është e dedikuar për gjërat biometrike dhe që kërkojnë siguri të lartë.

“Aplikacion i sigurt për ruajtjen e kriptovaluateve tuaja” thuhet në përshkrim, ndërsa duket se e mbështetë Etherum.

Po që se kjo është e vërtetë, atëherë aplikacioni vjen pikërisht në kohën kur Sirin Labs, Sikur dhe HTC janë duke krijuar telefona që mundësojnë transaksionet me kriprovaluta dhe ruajtjen e tyre. /Telegrafi/