Telegrafi

Samsung, bateritë e Galaxy Z Fold 5 dhe Flip 5 do t’i marrë nga LG

Samsung Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5, që pritet të lansohen në tremujorin e tretë, bateritë e saja do t’i marrin nga LG Enery Solution, sugjeron raporti nga TheElec.

Epo, kjo nuk është befasuese pasi Samsung ka tre vite që bateritë për pajisjet e saj të palosshme i ka blerë nga LG Energy Solution.

Përveç LG Energy Solution, Samsung bateritë për telefonat e mençur të palosshëm të vitit 2023 do t’i marrë gjithashtu nga Samsung SDI dhe Amperex Technology Limited (ATL), shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Duke bërë këtë, kjo duhet të ndihmojë Samsung të shmangë çdo vonesë që mund të ndodhë për shkak të problemeve me zinxhirin e furnizimit për bateritë.

Publikimi thotë gjithashtu se kostoja e një baterie të vetme pritet të jetë rreth 10-15 dollarë, dhe meqenëse Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5 do të përdorin dy qeliza të baterive për shkak të dizajnit të tyre të palosshëm, kostoja totale e baterive do të jetë deri në 30 dollarë për një pajisje. /Telegrafi/