Telegrafi

Samra Ilijazi do ta zëvendësoj Emilija Rexhepin në ulësen e deputetes

Të hënën përmes një seance të jashtëzakonshme është zgjedhur Qeveria e re e Kosovës me 67 vota për dhe 30 kundër.

Kjo qeveri do të udhëhiqet nga 15 ministri si dhe tri zëvendëskryeministra, ndër ta zëvendëskryeministre nga radhët e komunitetit jo shumicë është caktuar Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka).

Lexo po ashtu Pas formimit të Qeverisë Kurti 2, këta janë dhjetë kandidatët e Vetëvendosjes që do të zëvendësojnë ministrat në Kuvend

Kjo ka bërë që vendin e saj si deputete t’ia liroj bashkëpartiakes së saj Samra Iljazi me 655 vota, rezultat ky i dal nga zgjedhjet e fundit të parakohshme paralamentare, të 14 shkurtit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kervan do ta zëvendësojë Damkën si deputet