Sampdoria thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e padëshiruar të Interit, Radja Nainggolan.
Sipas gazetës La Repubblica, Sampdoria mund të nënshkruajë Nainggolanin si zëvendësim për Dennis Praet, i cili duket gjithnjë e më afër largimit.
Belgu kërkohet me ngulm nga klube të njohura si Milani, Leicester City dhe Valencia, dhe Nainggolan mund të jetë zëvendësuesi ideal.
Gazeta shpjegon se 31-vjeçari është në radar të klubit, ndërsa presidenti Massimo Ferrero dëshiron t’i japë trajnerit të ri Eusebio Di Francesco ‘një nënshkrim të madh’, ndërsa lojtari dëshiron të qëndrojë në Itali.
Një huazim një-sezonal mund të arrihet nëse Nerazzurrët subvencionojnë një pjesë të pagës së lojtarit.
Mesfushori belg është i tepërt ndaj kërkesave të Antonio Contes, pavarësisht udhëtimit me klubin në Lindjen e Largët për International Champions Cup. /Telegrafi/