Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka tërhequr vëmendjen e klubit të Serie A, Sampdoria.
Sipas IlBianconero, klubi italian është i interesuar që ta përforcojë fazën defensive në afatin kalimtar të janarit.
Prandaj, 28-vjeçari konsiderohet si mundësi për transferim gjashtëmujor në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Rugani ka shumë pak hapësira nën urdhrat e Massimilano Allegrit, prandaj largimi është shumë i mundshëm.
Sidoqoftë, Zonja e Vjetër mund ta lejojë largimin e tij vetëm në rast se gjen zëvendësim potencial, pasi që nuk dëshiron të lë hapësira në bankën rezervë. /Telegrafi/