Telegrafi

Sampdoria bën ofertë për Gabigolin

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol duhet të largohet nga Interi për të luajtur rregullisht dhe Sampdoria janë favoritët e fundit për nënshkrimin e tij.

Sulmuesit brazilian nuk i është dhënë asnjë mundësi e fillimit të lojës si titullar bë Serie A që kur arriti nga Santos për 29.5 milionë euro një vit më parë.

Lexo po ashtu Gabigol do t’i bashkohet Interit në përgatitjet para sezonale  

Ai mbush 21 vjet në gusht dhe iu ka thënë medieve braziliane këtë javë se ndihet më i pjekur pas sezonit të tij të parë në Evropë.

Sipas Corriere dello Sport, Sampdoria ka bërë hapa përpara me një ofertë për të marrë Gabigolin në huazim dhe për të ndihmuar atë të ambientohet në Serie A.

Lexo po ashtu “Luan është më i mirë se Gabigol dhe Gabriel Jesus”

Klubi Blucerchiati tashmë ka bërë biznes me Inter këtë verë, duke i shitur atyre Milan Skriniarin dhe duke marrë Gianluca Caprari në këmbim të njërës pjesë.

Disa klube u lidhën me Gabigol, duke përfshirë VfB Stuttgart dhe Las Palmas, por duket sikur ai dëshiron të mbetet në Itali.

Samp shiti Patrik Schick te Juventus dhe Luis Muriel në Sevilla, kështu që kanë një mungesë sulmuesi. /Telegrafi/