Interi ka barazuar në udhëtim te Sampdoria me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghit nuk ka arritur të mbajë epërsinë në dy raste dhe u desh të kënaqej me një pikë nga udhëtimi i tyre të Sampdoria.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Maya Yoshida (34’) dhe Tommaso Augello (47’) për vendasit, ndërsa për Interin shënuan Federico Dimarco (18’) dhe Lautaro Martinez (44’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori mysafir, Nicolo Barella, i cili u vlerësua me notë 7.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi portierin Samir Handanovic që u notua me 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/