Interi është ndalur në udhëtim te Sampdoria pasi është mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur rezultat pozitiv pas tetë fitoreve radhazi në kampionat, pasi janë mposhtur nga Sampdoria.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antonio Candreva (23’) dhe Keita Balde (38’) për vendasit, ndërsa për Interin shënoi Stefan de Vrij (65’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Sampdorias, Emil Audero, i cili pas pritjes së penalltisë së Alexis Sanchez dhe disa pritjeve tjera u notua me 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e Nerazzurrëve, Nicolo Barella që u vlerësua me notë 5.7.
Sampdoria:
Inter:
/Telegrafi/