Site icon Telegrafi

Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës – ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë

Gonzalo Higuain është rikthyer tek skuadra Kombëtare e Argjentinës për t’u përballur me Italinë dhe Spanjën, por bashkëlojtari i tij te Juventusi, Paulo Dybala dhe Mauro Icardi i Interit janë lënë jashtë skuadrës.

U tha gjatë të mërkurës se Dybala mund të mos ftohej për shkak të thirrjes së Lautaro Martinez, pasi La Joya sapo është kthyer nga një dëmtim i pësuar.

Por, sot (e enjte) Jorge Sampaoli ka konfirmuar skuadrën e tij, dhe ndërsa ylli i Juventusit është lënë jashtë, nuk ka vend as për yllin në ardhje të Interit, Martinezin.

Lexo po ashtu Dybala mund të lihet jashtë kombëtares argjentinase për ndeshjet miqësore të marsit?

Kapiteni i Nerazzurrëve, Icardi është lënë gjithashtu jashtë, ndërsa Higuain është thirrur për herë të parë nën drejtimin e Sampaolit, pavarësisht lëndimit të kyçit të këmbës.

Icardi sa është kthyer nga një dëmtim, i cili e la 1 muaj jashtë fushave 

Federico Fazio dhe Diego Perotti janë gjithashtu të thirrur, ashtu siç është edhe mesfushori i Milanit, Lucas Biglia.

Lexo po ashtu Maradona: Icardi i turpshëm nuk duhet të ftohet, Biglia se meriton fanellën e Argjentinës

Në listën e Sampaolit nuk mungojnë as yje si Lionel Messi, Sergio Aguero, Nicolas Otamendi, Javier Mascherano dhe Angel Di Maria.

Kombëtarja Albiceleste përballet me Italinë dhe Spanjën gjatë këtij muaji, apo më saktë në fund të muajit mars.

Skuadra e Argjentinës ndaj Italisë dhe Spanjës:

Portierët: Sergio Romero [Manchester United], Nahuel Guzman [Tigres], Willy Caballero [Chelsea]

Mbrojtësit: Marcos Rojo [Manchester United], Ramiro Funes Mori [Everton], Federico Fazio [Roma], Nicolas Otamendi [Manchester City], Marcos Acuna [Sporting CP], Eduardo Salvio [Benfica], Nicolás Tagliafico [Ajax], Gabriel Mercado [Sevilla]

Mesfushorët: Javier Mascherano [China Hebei Fortune], Leandro Paredes [Zenit St Petersburg], Manuel Lanzini [West Ham United], Giovani Lo Celso [Paris Saint-Germain], Lucas Biglia [Milan], Ever Banega [Sevilla], Angel Di Maria [Paris Saint-Germain]

Sulmuesit: Gonzalo Higuain [Juventus], Lionel Messi [Barcelona], Sergio Aguero [Manchester City], Diego Perotti [Roma]

/Telegrafi/

Exit mobile version