Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli ka udhëtuar drejt Italisë për të shikuar nga afër formën e lojtarëve argjentinas që luajnë në Serie A.
Sampaoli do të jetë në tribuna në ndeshjet Atalanta-Napoli dhe Inter-Roma për t’i monitoruar futbollistët argjentinas.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, tekniku i argjentinas i ka zgjedhur këto dy lojë për t’i shikuar nga afër lojtarët e tij gjatë të dielës.
Në Bergamo sytë e Sampaolit do të jenë të drejtuar te Alejandro ‘Papu’ Gomez, i cili me Atalantan e tij do të luaj ndaj Napolit në Stadio Azzurri d’Italia.
Sampaoli pastaj do të udhëtoj në mbrëmje drejt Milanos për të shikuar nga afër derbin e javës në Serie A në mes të Interit dhe Romës.
Argjentinasit që do të jenë në aksion në këtë ndeshje dhe do të shikohet nga Sampaoli janë kapiteni i Nerazzurrëve, Mauro Icardi dhe mbrojtësi Gialloross, Federico Fazio.
Në plan të shikohej ishte edhe Diego Perotti i Romës gjithashtu, por ai pritet të mungojë shkaku i lëndimit.
Trajneri i Argjentinës ka punë të vështirë për të krijuar grupin e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës së Botës “Rusia 2018” dhe padyshim se ndonjë emër i madh do të mbetet jashtë listës. /Telegrafi/