Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli beson se krahasimi i lojtarëve të Barcelonës me Lionel Messin është si të krahasosh një polic të madh me ‘Batmanin’.
56-vjeçari argjentinas ka qenë plot lëvdata për bashkëkombësin e tij, Messin.
Sampioli është treguar edhe njëherë i vendosur me besimin e tij se ylli i Barcelonës është lojtari më i mirë në botën e futbollit, përcjell Telegrafi.
“Unë gjithmonë kam thënë se për të krahasuar Messin me të tjerët është si të krahasosh një polic të madh me Batman”, ka thënë Sampaoli për Bein Sports Espana.
Trajneri argjentinas gjithashtu ka deklaruar se është i lumtur te Sevilla dhe ndihet i lumtur me entuziazmin e treguar nga tifozët e skuadrës. /Telegrafi/