Jorge Sampaoli ka goditur ish-yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, për shkak të paraqitjeve të tij në Euro 2024.
Sampaoli i cili së fundmi ishte në krye të Flamengos, e cilësoi francezin si një ‘person autik’.
Trajneri argjentinas tha se Dembele nuk di se si t’i bëjë bashkëlojtarët e tij të shkëlqejnë ndërsa theksoi se edhe Kylian Mbappe ka një mentalitet të ngjashëm.
“Dembele luan sikur të ishte autik. Ai nuk e ka aftësinë për ta bërë një bashkëlojtar të shkëlqejë, ai di vetëm të shkëlqejë për vetë. Mbappe është pak a shumë njësoj”, ka thënë Sampaoli.
Dembele u paraqit në pesë ndeshje për ‘Gjelat’ në Euro 2024 duke arritur të realizojë një gol, teksa kombëtarja franceze u eliminua në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ai deri më tani numëron 49 paraqitje për Francën, ndërsa ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.
Gjatë kohës sa ishte pjesë e Barcelonës, Dembele luajti gjithsej në 185 ndeshje duke arritur që të shënojë 40 gola dhe të dhurojë 45 asistime.
Dembele kishte kompletuar transferimin tek PSG-ja verën e kaluar, dhe që prej atëherë është paraqitur në 42 ndeshje, ku ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë 14 asistime./Telegrafi/