Site icon Telegrafi

Samka Ibraiomoski do të ngrit padi penale kundër Shaban Saliut

Lideri i partisë për emancipin e plotë të romëve paralajmëroi se do të ngritë padi penale kundër liderit të partisë Forcat e Bashkuara Rome, Shaban Saliu, për shkak që, sipas tij, ka gënjyer se një pjesë e madhe e anëtarëve të tij kanë kaluar në rradhët e partisë së Saliut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto ditë po ndodhin punë që duan të destabilizojnë Partinë për Emancipimin e plotë të Romëve. Duam të ju themi se jemi parti e madhe e cila nuk merret me punë të vogla. I hedhim poshtë pretendimet e Shaban Saliut se anëtarët tonë kanë kaluar tek paria e tij”, deklaroi mes tjerash Ibraimoski.

Ai gjithashtu paraljmëroi se do të ngrit padi penale për mashtrim dhe përgjegjësi qytetare, për gënjeshtrat që i kanë thënë për partinë e tij./Telegrafi/

Exit mobile version