Sot do të mbahet Samiti i Parisit, për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi.
Ky samit do të zhvillohet në mënyrë virtuale dhe shënon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca e Francës, samiti pritet të nis në orën 10:30, shkruan Telegrafi.
Kosova në këtë Samit do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.
Pjesë e këtij Samiti do të jetë edhe kancerlarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.
Ditë më parë, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ishte në një vizitë në Paris, ku u takua me presidentin Macron. Hoti kishte shprehur përkushtimin e Kosovës për dialogun me Serbinë. Kurse më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/