Telegrafi

Samiti i Tiranës, Rama publikon video me momentet më të rëndësishme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një video me përmbledhjen e momenteve me interesante nga samiti BE-Ballkani Perëndimor i organizuar ditën e djeshme në Tiranë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihen takimet me të gjithë liderët evropian dhe të rajonit si dhe momente interesante nga punimet e samitit të organizuar ne ambientet e brendshme të stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve.

Në një postim më herët, Rama e ka konsideruar samitin si një ngjarje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

I përshkruar nga mediat ndërkombëtare si një samit shumë i rëndësishëm në planin gjeopolitik, organizimi i tij shpalosi përpjekjet e liderëve të BE-së për të mbajtur gjallë procesin e integrimit mes frikës së ndikim rus në rajon. /Telegrafi/