Telegrafi

Samiti i BE-së, deputetja e PD-së: Serbia nuk shkon për shkak të Rusisë, Maqedonia bllokohet nga Bullgaria, po Shqipëria përse refuzon?

Pas deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për një bojkot të mundshëm të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar duke akuzuar Kryeministrin se po largohet nga procesi i integrimit.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, Maqedonia e Veriut është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon Bashkimin Evropian?”, shkruan Tabaku në një postim në Twitter.

Lexo po ashtu Rama pas bisedës me Kovaçevskin dhe Vuçiqin për samitin e BE-së: Duket se do të dëgjojmë një "Jo, më fal!" tjetër, çfarë do të bëjmë atje?!

“Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE-në tonë këtu pavarësisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”, ka shtuar Tabaku. /Telegrafi/