Site icon Telegrafi

Samiti për Ukrainën, Rama i kërkon liderëve perëndimor që të mos injorojnë realitetin e ri pas ardhjes së Trump

Kryeministri Edi Rama ka folur në në një lidhje direkte në samitin që po mbahet për Ukrainën, ku u shpreh se peisazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht, duke pasur parasysh bisedimet e administratës së Donald Trump me Rusinë dhe u kërkoi liderëve perëndimorë të mos e injorojnë realitetin e ri.

Kryeministri i Shqipërisë guxoi të ngrejë faktin se peizazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht duke pasur parasysh dialogun e Donald Trump me Rusinë.

Udhëheqësit po diskutojnë luftën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Samiti po mbahet në Kiev, me liderë të tjerë që flasin përmes lidhjes video.

Në kontrast me përsëritjen e premtimeve për ndihmën e ardhshme ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën që Kievi të anëtarësohet në BE dhe NATO, lideri shqiptar tha se është jetike të trajtohet fakti që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë veçmas.

Rama tha se udhëheqësit dukej se po vazhdonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur – kur në fakt nën Shtëpinë e Bardhë të re gjithçka është ndryshe.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Rama.

“Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim,” tha Rama.

Ai foli edhe për faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë filluar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan”, tha kryeministri shqiptar.

“Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë.

“Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Por ai tha se kishte disa dyshime për faktin se samiti po trajtonte vetëm gjysmën e problemit – anën ushtarake – dhe jo realitetin e ri politik dhe diplomatik. /Telegrafi/

Exit mobile version